Kosovë, gazetarët bojkotojnë institucionet
Në ditën e Medias kërkojnë kthimin në Kuvend të Kodit të ri penal
Gazetarët sot, me rastin e 3 Majit, Ditës së lirisë së shprehjes, do të bojkotojnë institucionet qendrore dhe subjektet politike, për të kërkuar kthimin në Kuvend të Kodit të ri penal, pasi sipas tyre, nenet 37 dhe 38 cenojnë lirinë e shprehjes. Asociacioni i Gazetareve Profesionistë të Kosovës, ne ditën e Lirisë së Shtypit, do te zhvilloje nje sere aktivitetesh që do të mbahen në Prishtinë, në Kinemanë “ABC” dhe sheshin në qendër të Prishtinës.
Në mesin e tyre ka debate, tryeza të rrumbullakëta, aktivitete kulturore, por do të shfaqet edhe një film dokumentar i përgatitur enkas për këtë ditë.
Edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, organizon tryezë me temën: “Sfidat e tanishme të gazetarisë në Kosovë”.
Kurse Freedom House edhe këtë vit e ka vlerësuar lirinë e shtypit në Kosovë si pjesërisht të lirë, por me një përparim modest duke ia dhënë notën 49 nga 51, sa e kishte në vitin e kaluar