E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma ushqimore për të përmbyturit nga rezervat e shtetit

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale te Shtetit ka lëvruar në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura në qarkun e Shkodrës një sasi të konsiderueshme mallrash rezervë nga materialet shtetërore. Burime zyrtare të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civili bënë të ditur sot se deri në orën 10.30 nga kjo drejtori janë shpërndarë 17, 6 tonë sheqer, 14, 7 tonë makarona, 12, 6 tonë vaj ushqimor, 7, 5 tonë oriz, 7, 9 tonë konserva mishi, 1,6 tonë fasule, 0,5 tonë kripë, 7,7 tonë ujë, 10 tonë detergjent dhe 10 mijë copë sapunë. Gjithashtu Rezervat e Shtetit kanë dërguar në Prefekturën e Shkodrës 78 çadra dhe 41 mijë thasë rëre për t’u përdorur për mbrojtje nga ujërat. Shpërndarja e ndihmave mbështeten në Ligjin nr.9900, date 10.4.2008 "Për rezervat materiale të shtetit", VKM-në nr.1128, date 05.08.2008, "Për krijimin dhe administrimin e mallrave rezervë materiale shtetërore", në funksion të vlerësimit e përballimit të situatës së krijuar në qarkun e Shkodrës e Lezhës për të siguruar mbështetjen e nevojshme për banorët e zonave të përmbytura të këtyre qarqeve.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›