Zuma martohet per here te gjashte

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jakob Zuma është martuar për herë të gjashtë me të dashurën e tij të hershme në një ceremoni tradicionale që u zhvillua në qytetin e tij të lindjes. Në ceremoni merrnin pjesë dhe gratë e tjera të presidentit të cilat bënë dhe një kërcim të përbashkët. Ceremonia ka shkaktuar jo pak reagime dhe pse në vend poligamia ëshët e ligjshme dhe një pjesë integrale e kulturës Zulu. Martesa e presidentit me ministren e brendshme përfundoi në divorc, ndërsa një grua tjetër e tij kreu vetëvrasje në vitin 2000. Zuma ka gjithsej 21 fëmijë përfshirë dhe një djalë 7 vjeçar me gruan e tij të fundit. Ngema bashkëshortja më e re e presidentit është një aktiviste dhe ish nëpunëse e teknologjisë informuese. Ajo është një figurë e njohur në vend pasi shpesh herë e ka shoqëruar presidentin në vizita jashtë vendit. Në Afrikën e Jugut nuk ka një pozitë zyrtare për Zonjën e parë të vendit. Presidenti ka deklaruar se asnjëra nga gratë e tij nuk ka një rol kushtetues dhe nuk kanë përfituar asnjëherë nga fondet e shtetit.