Kosovë, ish-drejtoresha e PTK në kërkim nga Interpol-i
PRISHTINE - Mediat kosovare raportojnë se ish-drejtoresha e Postë-Telekomit të Kosovës, Leme Xhema tashmë kërkohet edhe nga Interpoli.
Fotografia dhe të dhënat për ish-drejtoreshën e PTK-së janë publikuar në rrjetin më të madh të policisë në botë, ndërkohë që ajo është shpallur fajtore për dëmtim të kompanisë publike dhe keqpërdorim të detyrës dhe dënuar në mungesë me 3 vjet burg.
Në fakt, për Xhemën, policia e Kosovës ka një fletëarresti që nga gushti i vitit të kaluar dhe tashmë për të ekzsiton edhe fletëarresti ndërkombëtar.
E dënuara me 3 vjet burg për dëmtim të Koorporatës publike të telekomunikimeve, ajo vazhdon të jetë në arrati që prej shpalljes së urdhërarrestit më 5 gusht 2011.
(er.nu/BalkanWeb)