Modelja Bar Refaeli, me babain si truproje
LOS ANGELES- Modelja 26-vjecare Bar Refaeli nuk ka nevojë për truproje, të paktën kështu shkruajnë gazetat rozë, teksa e kanë fotografuar me babain e saj gjithë muskuj.
Ajo njihet për lidhjet e forta që ka me familjen, por me sa duket ka edhe pasion të shoqërohet nga i ati teksa bën shoping nëpër Los Angeles. Ai duket pak si Bruce Willis dhe shfaqet i kapur prej dore më të bijën.
Ajo është veshur thjesht, s’ka grim dhe nuk të ngjason me atë supermodelen magjepsëse që jemi mësuar të shohim nëpër kopertina e sfilita.
Babai i saj nga ana tjetër, nuk është edhe aq i panjohur. Në vitin 2007 ai është gjykuar pasi ka goditur disa paparacë, iu ka thyer atyre aparatin fotografik si dhe iu ka dëmtuar biçikletën.
Në gjykatë Rafi e mbrojti veten duke deklaruar se ai kishte vepruar "si një baba që shqetësohet për vajzën e tij."
Duket se ai ka vendosur ta bëjë vetë rolin e truprojës për vajzën e tij, ish e dashura e Leonardo Di Caprio.
(ma.ar/BalkanWeb)