E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, aksidentoi për vdekje policin, pranga 28-vjecarit

ELBASAN- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë se Elbasanit pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje me automjet një efektiv të burgut të Peqinit.

28 vjecari Roland Bajrami u arrestua mëngjesin e sotëm. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Hajdarëm.

Besim Baha u përplas nga mjeti me të cilin udhëtonte 28 vjecari Bajrami, ndërsa udhëtonte me një motoçikletë, një aksident që ka qenë fatal për efektivin e policisë. Bajrami pas goditjes u largua nga vendngjarja.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›