E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Idetë e të rinjve të vihen në shërbim të vendit

TIRANE - Lëvizja Socialise për Integrim organizoi në qytetin e Elbasanit një takim me studentët, ku i pranishëm ishte edhe zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto. Qëllimi kryesor i takimit ishte diskutimi mbi një propozim që LRI do t’i bëjë Këshillit Bashkiak të Elbasanit për implementimin e disa elementeve të rëndësishme të kësaj karte që studentët të përfitojnë shërbime sa më të mira në qytetin e tyre.

Zv/kryeministri Edmond Haxhinasto, në fjalën e tij u shpreh se LRI është platforma më e mirë e rinisë shqiptare.Ai nënvizoi rëndësinë idetë e të rinjve të vihen në shërbim të së ardhmes së vendit

"Jam i bindur, që këtë hapje të saj, këtë mundësi që ka LRI-ja për të shërbyer si platformë e rëndësishme e rinisë shqiptare ju do ta vlerësoni dhe do ta shfrytëzoni me qëllim që idetë që keni për veten tuaj, për arsimin mbi të gjitha sigurisht të merren në konsideratë dhe të kthehen në politika të cilat zbatohen", tha Haxhinasto.

Ndërkohë, në një prononcim për mediet lokale Haxhinasto u shpreh se ashtu si edhe LSI-ja, edhe LRI është në procesin e riorganizimit të saj.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›