E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, policia identifikon autorët e vrasjes së 36-vjeçarit

FIER - Policia e Fierit bëri të ditur se ka identifikuar dhe po punon për kapjen e dy autorëve të vrasjes së 36-vjeçarit Dhimitër Gjika, një ditë më parë.

Për arsye hetimi, burimet policore nuk japin detaje rreth ngjarjes, ndërsa bëjnë me dije se ekzekutorët e Gjikës janë K.K dhe D.K. Një nga motivet e vrasjes së 36-vjeçarit Gjika mendohet të jetë larja e hesapeve.

Dhimitër Gjika, 36 vjeç, i divorcuar prej afro një viti, banues në lagjen "Bishanakë", në Fier, ardhur nga Saranda, ka mbetur i vrarë me katër plumba pistolete në orët e vona të mbrëmjes së ditës së hënë.

Ai është ekzekutuar rreth orës 21.30 në lagjen "29 Nëntori" para një pallati 15 katësh, mënjëherë pasi ka dalë nga një lokal.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›