Kosove kandidati i AAK kryeson ne Rahovec

Nga rezultatet paraprake rezulton se në zgjedhjet për kryetar komune në Rahovec të Kosovës, kryeson kandidati i AAK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur organizata “Demokracia në Veprim”, sipas të cilës kandidati Smajl Latifi kryeson me 55.72 për qind të votave.
Sipas të njëjtit burim, pjesëmarrja e qytetarëve me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor ka qenë rreth 40 për qind.