E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë konfirmohen dy raste të reja me AH1N1

PRISHTINE- Në Kosovë janë konfirmuar edhe dy raste të reja më grip të derrit, ndërkohë që po dyshohet edhe për tri raste tjera, ka njoftuar kryetari i Komitetit Nacional për sëmundje infektive Jusuf Deshushaj, i cili e ka cilësuar situatën epidemiologjike si relativisht të qetë.

“Dje pas dite janë konfirmuar edhe dy raste të reja të gripit AH1N1, kurse sot janë tri raste të dyshimta, janë në observim dhe pas dite dihen rezultatet. Në Kliniken Infektive prej dy rasteve, të dy janë në gjendje të mirë, njëri vjen nga Gjakova dhe ka marrë terapinë dhe është kthyer në shtëpi, dhe edhe kjo goca besoj se sot shkon në shtëpi, se është mirë. Njëri pacient është i moshës se pjekur, kurse tjetri është fëmijë. Situata sot është relativisht e qetë, prej terrenit nuk ka informata se kemi raste. Çdo mëngjes kontaktohet me institutet rajonale dhe i mbledhim informatat. Ne kemi kontakt edhe me shkollat në shkallë vendi, kështu që për momentin situata është e qetë, por nuk do të thotë që nesër nuk ndodhë diçka tjetër”, ka deklaruar kryetari i Komitetit Nacional për sëmundje infektive Jusuf Deshushaj.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›