Fratini: Gjithë Ballkani në BE
BRUKSEL- Ministrat e jashtëm të Italisë, Rumanisë dhe Hungarisë janë angazhuar për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Asnjë vend i Ballkanit perëndimor nuk duhet të mbetet jashtë Bashkimit Evropian dhe integrimi i gjithë Ballkanit perëndimor duhet të jetë prioritet”, ka thënë ministri i Jashtëm italian Franko Fratini.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Balash, gjithashtu ka thënë se synim kryesor i Iniciativës së Evropës Qendrore duhet të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor në BE.
Edhe shefi i diplomacisë së Rumanisë, Katalin Predoju, ka mbështetur integrimin në BE të vendeve të Ballkanit perëndimor.
Këto komente janë bërë në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore që po mbahet në Bukuresht.
Sot Parlamenti evropian ka miratuar perfundimisht rezolutën e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke filluar që nga 19 dhjetori. Perpiluesja e kesaj rezolute, Tanja Fajon e ka quajtur liberalizimin e vizave me keto shtete nje dhurate krishtlindjesh per qytetaret e Ballkanit.
Kjo ishte vota e fundit e Parlamentit Europian në lidhje me cështjen e liberalizimit të vizave me tre shtete në Ballkanin Perëndimor. Rezoluta e Parlamentit Evropian është konsultative dhe ka vlerën e rekomandimeve politike. Tashmë fjalën e fundit e ka Këshilli i ministrave të BE që mblidhet me 30 nëntor dhe 1 dhjetor, për Shqipërinë dhe Maqedoninë, në rezolutën e Fajon, lihet e hapur mundësia që këto shtete të përfitojnë liberalizim vizash sapo të plotësojnë kushtet, pa caktuar afate. Komisioni Evropian kishte propozuar që vizat të hiqen më 1 janar 2010, pavarësisht nga përmbushja e kritereve. Nuk dihet nese data 19 dhjetor do të miratohet nga ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të BE në takimin e 30 nëntorit.
(m.a/BalkanWeb)