Rehn: Ballkani test për diplomacinë e BE
BRUKSEL- Komisioneri i zgjerimit Olli Rehn ka deklaruar në një artikull të posacëm për ballkanin perendimor se ky rajon është test për diplomacinë e BE. Ai thotë se politika që BE po ndjek në Ballkan mund të quhet politikë cminimi e stabilizimi, edhe pse disa herë quhet politika e zgjerimit. Në një artikuill për “European Voice”, Rehn thotë se BE duhet të vazhdojë politikën e cminimit në Ballkan. Me këtë politikë ai nënkupton zgjidhjen një nga një, të problemeve që has ky rajon, duke kombinuar këtu dhe fuqinë e butë të BE dhe mjetet klasike të diplomacisë.
Për dy dekada ballkani ka qënë një terren real testues për politikën e jashtme të BE. Ai ka kujtuar madje se politka e sigurisë të BE lindi në kontekstin e luftrave të Ballkanit. Që atëhere BE ka ndihmuar në stabilizimin e Ballkanit perëndimor duke hapur perspektivën për kushtet e bashkimit në këtë bllok. Por progresi është ende i brishtë, sipas Oli Rehn.
Ballkani pavarësisht destabilitetit politik në rajon, ende ka probleme të historisë që nuk po marrin fund. Por ai shtoi se BE nuk mund të bjerë në gjumë teksa sheh fusha të minuara politike e të rrezikshme në Ballkanin Perëndimor, qoftë në problemet mes dy vendeve, ose krizave poltike brenda tyre.
Ai tha se aktualisht BE ka marreveshje të tregtisë së lirë me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjen. Po punohet për liberalizimin e vizave me vendet që kanë plotësuar kushtet. Ai thotë se Kroacia është një vend afër vijës së finishit. Probleme që duhen zgjidhur janë cështja e emrit mes Maqedonisë e Greqisë, që mbajnë peng zhvillimin e rajonit për 18 vjet.
Ndërsa Rehn quan Bosnje Hercegovinën vendin më problematik në Ballkan. Por Rehn siguron se me hyrjen në forcë të traktatit të Lisbonës, roli i politikës së jashtme do të jetë në një nivel të ri dhe BE do ketë një rol më të madh global, gjë që do të ndikojë për të bërë edhe një përparim më të madh në Europën Juglindore. Shkrimi është botuar nje dite pas takimit në Bruksel të Rehn me shefin e diplomacisë shqiptare Ilir Meta.
(m.a/News24/BalkanWeb)