Kosovë, konfiskohentargat e para serbe
MITROVICE- Policia Rajonale e Mitrovicës vetëm dy ditë pas urdhrit të ministritë të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi për konfiskimin e targave të reja të lëshuara nga Serbia për Kosovën ka sekuestruar dy palë tabela, njërën në pikën kufitare G1 në Jarincë dhe rasti tjetër është shënuar në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Beism Hoti, ka deklaruar, se në pikën kufitare Kosovë –Serbi, përkatësisht në Jarinë janë konfiskuar një palë tabela të reja të lëshuara nga Beogradi.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se edhe një rast tjetër është shënuar në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë, gjegjësisht në Vushtrri, ku një ngasësi të makinës i janë hequr tabelat, ndërkaq masa e dënimit do t’i shqiptohet nga gjykata.
Pas vendimit të Beogradit për të lëshuar tabela të reja edhe për Kosovën, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, ka urdhëruar Policinë e Kosovës që t’i konfiskojnë këto targa.
(m.a/tg/BalkanWeb)