E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD: Qeveria e Kosovës, nuk ‘mbështeti’ Shqipërinë

Prishtinë -Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë mbajti takimin e radhës nën udhëheqjen e kryetarit të saj akademik Nexhat Daci ku me këtë rast lëshoj edhe një komunikatë për media. LDD-ja nëpërmjet kësaj komunikate shpreh pakënaqësinë dhe brengosjen e saj të thellë e që shton dilema se çfarë shteti po ndërtojmë. Sipas kësaj partie, kjo vjen si rezultat i mungesës së plotë të organizimit shtetërorë nga ana e Institucioneve të Kosovës, për kremten e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e që kjo ditë për shqiptarët ku do që janë shënon arritjet më kulminante duke iu bashkuar vlerave demokratike perëndimore, e cila garanton një stabilitet të fuqishëm rajonal.

Sipas kësaj, LDD është e bindur se Institucionet e Kosovës po udhëhiqen nga logjika e veprimit jo shtetëror, e cila vë në dyshim respektimin e vlerave, respektimin e traditës, si dhe po harrohet respekti ndaj atyre që na u gjenden afër në momentet tona më të vështira. E tërë kjo po ndodh fal mungesës së kulturës politike dhe shtetërore që po demonstron ky koalicion qeverisës.

Në vazhdim të takimit, kryesia e LDD-së u njoh me aktivitetet e degëve, nëndegëve dhe aktiveve të saj në nivel të Republikës së Kosovës, ku pritet një aktivizim dhe fuqizim i mëtejmë i tyre, për të cilën këto struktura gëzojnë edhe mbështetjen e kryetarit dhe kryesisë së LDD-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›