E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, SHBA: Vlerësime për zgjedhjet

Deparatamenti amerikan i Shtetit i dërgoi urime dhe lëvdata qytetarëve të Maqedonisë për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale. "SHBA-ja i uron njerëzit në Maqedoni për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale më 5 prill. Qytetarët e Maqedonisë së bashku me autoritetet e Maqedonisë, meritojnë lëvdata për zbatimin e këtyre zgjedhjeve, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Endi Lejni për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase. Duke theksuar se ka pasur shqetësim të caktuar lidhur me fushatën, Lejni megjithatë theksoi se vlerësimi paraprak i ODIHR-it se dy raundet e votimeve i plotësuan pjesën më të madhe të angazhimeve dhe satandardeve të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.
Qeveria amerikane me rastrin e zgjedhjeve e konfirmoi angazhimin për integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›