E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi telegram ngushëllimi kryeministrit Berluskoni

Prishtinë -Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, me rastin viktimave të tërmetit. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ju dhe popullit italian, për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i ditës së sotme. Kjo tragjedi ka prekur thellë ndjenjat e gjithë njerëzve anembanë rruzullit, dhe ne solidarizohemi me familjet e viktimave që humbën të dashurit e tyre”-shkruan Thaçi në letrën dërguar homologut italian.

Kryeministri kosovar tha se “Qytetarët tanë i janë mirënjohës Qeverisë dhe popullit italian për ndihmesën e dhënë në ndërtimin e vendit, forcimin e paqes dhe ardhmërinë e evropiane të Kosovës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›