Itali, tërmeti, arrin në 179 numri i viktimave

Dhjetra mijë italianë kanë mbetur pa strehë pas tërmetit të fuqishëm që shkatërroi një pjesë të mirë të qytetit historik L'Aquila në Italinë qendrore. Numri i të vdekurve ka arritur në 179 dhe rreth 1500 vetë janë plagosur. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet për të gjetur njerëz të tjerë që mund të ndodhen gjallë nën rrënoja. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë në L'Aquila dhe në qytetet pranë në përpjekje për të gjetur njerëz që besohet se kanë mbetur nën rrënoja. Këto përpjekjet kanë vazhduar me vinça dhe me qen kërkimi. Tërmeti ra shumë herët në mëngjes dhe shumë njerëz dolën nga shtëpitë me pizhama dhe me shapka, disa të mbështjellë me batanije. Numri i qyteteve që janë prekur në rajon është i madh. Fshatra të tërë janë fshirë dhe atje vazhdon puna e kërkimit për të gjetur njerëz të mbetur gjallë nën rrënoja