E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet në Greqi shqiptari me 10 kg hashash

Një shqiptar 27 vjeç është kapur në Igumenicë me 10 kg hashash gati për ta trafikuar në Itali, pak pasi kishte kaluar kufirin shqiptaro-grek. Policia greke bën me dije se droga është sekuestruar në një makinë, që drejtohej nga një 27-vjeçar shqiptar. Ai është kapur në portin e Igumenicës pak orë pasi kishte kaluar kufirin shqiptaro-grek. Droga u gjet e paketuar në 10 pako të mbështjella me letër natriban dhe e shpërndarë në vende të fshehta të makinës.

Sipas policisë, droga do të trafikohej në Ankona me një nga linjat e trageteve. Ndërkohë mësohet se makina rezulton e vjedhur dhe prandaj shqiptari, veç akuzës së "trafikimit ndërkombëtar të drogës" do të akuzohet dhe për "vjedhje makinash". Deri në datën 24 dhjetor 2011, në Igumenicë dhe Korfuz janë kapur rreth 3 ton 850 kg kanabis-sativa, e cila vinte nga Shqipëria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›