E Diel, 1 Nëntor 2026

“Xhuvani”, Halimi: Dënimi me 2 vjet, i papranueshëm

Beteja e deklaratave mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme për çështjen “Xhuvani” është pasuar dje me një tjetër reagim të ministrit Eduart Halimi. Pas deklaratës së organit të akuzës, që e konsideronte reagimin e ministrit Halimi si një presion të hapur dhe ndërhyrje në pavarësinë institucionale të gjykatës dhe prokurorisë, ka reaguar sërish Ministria e Drejtësisë. Në një deklaratë për mediat ky institucion ripohon shqetësimin në lidhje politikën penale të dënimit me 2 vjet burgim në rastin e marrjes së jetës së një qytetari me armë zjarri, duke u bashkuar me opinionin publik se kjo politikë penale është e papranueshme dhe bie ndesh me kërkesat e një shteti ku sundon ligji dhe drejtësia. “Lidhur me ‘hallin’ e Prokurorisë së Përgjithshme për legjitimitetin e inspektimit të kryer, i bëjmë me dije opinionit publik se Inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë është kryer në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.”- deklaroi dje Ministria e Drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›