Kosove kur Kushtetuesja rrezoi Presidentin Pacolli
Gjykata Kushtetuese e Kosoves mori vendim me 28 prill te vitit 2011 qe te cilesonte si te pavlefshem zgjedhjen e Presidentit Behxhet Pacolli nga Kuvendi. Kjo per faktin se procedura e ndjekur nga parlamentaret e shtetit fqinj verior nuk u zbatuan. Gjykata Kushtetuese njezeri vendosi qe te shpalle kerkesen te pranueshme dhe me shumice votash me vetem dy gjyqtare mospajtues shpall se Vendimi i Kuvendit te Republikes se Kosoves Nr. 04-V-04 lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves me date 22 shkurt 2011 eshte jokushtetues pasi eshte ne kundershtim me kerkesat e nenit 86 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe parimet demokratike te misheruara aty - thuhet ne nje komunikate per media te leshuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosoves. Ne piken 4 te nenit 86 thuhet se ne votimin e Presidentit duhet te jene te pranishem dy te tretat e deputeteve. Nderkohe gjate votimit ne salle kane qene te pranishem 67 deputete nga 120 qe ka Kuvendi i Kosoves. Ne njoftimin e Kushtetueses nuk saktesohet se a do te hyje ne procedure te rivotimit edhe nje here Presidenti Pacolli apo duhet te zgjidhet nje President i ri. Keshtu ky votim u cilesua nul dhe Kuvendi i Kosoves zgjodhi me konsensus Presidentin e ri.