Policia bashkiake kalon fundjaven duke shembur shtesa dhe papafingo
Policia Bashkiake ne bashkepunim me Inspektoratin Ndertimor Urbanistik ndermori dje aksionin e radhes per te prishur disa shtesa pa leje te ngritura ne tarracat e pallateve ne zonen e Shallvareve. Shtesa pa leje ne kete zone ishte ndertuar ne muajt e fundit pa respektuar kriteret ligjore.
Drejtori i Policise Bashkiake Florenc Hoxha ritheksoi qe qytetaret te mos ndertojne pa leje pasi ne te kundert do te perballen me forcen e ligjit.
Drejtori i Policise Bashkiake informoi se jane marre te gjitha masat e sigurise per shembjen e ketyre ndertesave te paligjshme. Policia Bashkiake ne bashkepunim me Inspektoratin Ndertimor Urbanistik ndermori kete aksion per prishjen e ketij ndertimi pa leje te bere ne muajt e fundit ne kushte flagrante dhe ne qender te kryeqytetit. Pronaret bene nje rezistence ndaj aksionit por me pas bashkepunuan plotesisht me inspektoret per te kthyer ligjin ne vend. U ribej thirrje qytetareve te Tiranes qe te kuptojne se situata ka ndryshuar ne Bashkine e Tiranes dhe nuk duhet te marrin iniciativa per ndertime te jashteligjshme ndryshe do te perballen me forcen e ligjit tha Hoxha.
Jane marre te gjitha masat perkatese. shte bere studimi nga inspektoret e inxhinieret dhe do merren masa edhe per largimin e inerteve. Kemi bashkepunim dinjitoz te perditshem dhe marrim ankesa nga qytetaret dhe inspektoret ne minibashkite perkatese. Kemi vullnetin dhe ligjin do e zbatojme deri ne fund tha Hoxha.
Ne harkun kohor te dy diteve strukturat perkatese te Policise Bashkiake dhe Inspektoratit Ndertimor Urbanistik kane ndermarre aksione per prishjen e 6 ndertimeve pa leje. Aksionet do te vazhdojne edhe ne ditet ne vijim per te kthyer ne gjendjen e meparshme territorin kudo qe eshte ndertuar jashte kritereve ligjore. Pas konstatimit te ndertimeve Policia Bashkiake ka bllokuar punimet dhe pas kryerjes se akt-kontrollit merr masat per shembjen e nderteses dhe kthimin e territorit ne gjendjen e meparshme. Pas thirrjes qe beri Bashkia e Tiranes per te mos ndertuar pa leje mjaft qytetare kane bashkepunuar me autoritetet per vendosjen e ligjshmerise ne territorin e kryeqytetit.