Bejker për Shqipërinë: Mësoni nga beteja elektorale Bush-Al Gore
NJU JORK- “A duhet Shqipëria të marre mësime nga zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2000 mes Xhorxh Bush dhe Al Gore.” Eshtë kjo pyetja që shtron ish sekretari amerikan i shtetit, Xhejms Bejker, në një analizë publikuar në revistën prestigjoze “Foreign Policy”, që i dedikohet krizës aktuale politike në Shqipëri.
E ndërsa kujton vizitën e tij të 20 viteve më parë në vendin tonë, Bejker thotë se në fjalën e tij para turmës duhej të kishte dhënë edhe një tjetër mesazh për popullin. “Që liria funksionon, por funksionon më mirë kur qytetarët respektojnë dhe ndjekin me besnikëri ligjin, i cili është bazamenti i një demokracie funksionale. Kjo gjë duhet mbajtur mend, ndërsa ngërci politik po rrezikon perspektivën e integrimit të vendit në institucionet europiane dhe globale, për shkak të raportimeve të shumta për mosfunksionim politik”-shkruan Bejker duke dhënë si shembull pikërisht garën ende pa fitues për Bashkinë e Tiranës.
Bejker bën një paralelizëm me zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2000, ku ai ishte përfaqesuesi ligjor i Xhorxh W. Bush gjatë rinumërimit të votave në shtetin e Floridës, i cili do të percaktonte pikërisht presidentin e ardhshëm të SHBA-ve. “Eksperienca ime atje më dha disa mësime, që besoj janë të aplikueshme për situatën sot në Shqiperi”-shprehet Bejker. Sipas tij, kur diferenca mes dy kandidatëve është kaq e vogël, mund të ketë argumente pa fund për faktin nëse votat janë numëruar siç duhet. “Numërimi i votave është një art, ashtu si shkenca. Kur zgjedhjet janë me një rezultat të tillë dhe duke qene se duan të fitojnë, secila palë beson se argumenti i saj është korrekt, dhe nëse nuk pranohen këto argumente, kanë tendencën të pretendojnë për vjedhje të votave.”-vazhdon Bejker.
Sipas tij, “kur rezultati është kaq i ngushtë, është e kotë të sygjerohet një zgjidhje përmes dialogut, pasi një kandidat do humbasë dhe tjetri do fitojë. Nuk është zgjidhje as mospranimi i rezultatit dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja, pasi do të ishte e padrejtë për zgjedhësit, sepse vota e tyre vlen në çdo rast, pavarësisht rezultatit”. Sipas Bejker, e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështje si Florida e vitit 2000 dhe Tirana sot është një proces i drejtë dhe i besueshëm për zgjidhjen e mospërputhjeve të argumenteve ligjorë dhe më pas të shpallet fituesi. Dhe kandidati tjetër duhet të jetë i përgatitur të pranojë rezultatin e këtij procesi. “Për zgjedhjet në Florida kishim sistemin amerikan të gjykatave dhe në fund Gjykaten Supreme. SHBA-të ishin me fat sepse në atë rast, Gore dhe Bush ishin dy kandidatë të përgatitur për të vënë interesat e vendit mbi ambicjet e tyre personale”.-vazhdon Bejker. Në fund, gjykata supreme vendosi në favor të Bushit. “Al Gore mund ta kishte hedhur poshtë atë vendim duke e futur qeverinë amerikane në kaos. Por ai nuk e bëri. Në fakt, fjalimi i tij i humbjes ishte një model I vërtet. Në fund, sistemi amerikan funksionoi. Nuk pati trazira, as tanke nëpër rrugë, vetëm demostrata paqësore. Rezultati: Amerika edhe një herë përjetoi një transferim paqësor të pushtetit.-vazhdon Bejker.
"Shqipëria është me fat që ka një kornizë të ngjashme ligjore, pasi Kolegji Elektoral shqyrton apelet e vendimeve të KQZ-së, për të zgjidhur në mënyrë të drejtë çështjet e debatuara. 8 gjykatesit e kolegjit janë anëtarë të zgjedhur me short në kohë të ndryshme nga qeveritë e të dyja forcave më të mëdha politike dhe vendimet e tij deri më sot për zgjedhjet në Tiranë kanë qënë unanime. E ndërsa opozita mund të mos kënaqet kurrë plotësisht me rezultatin, ashtu si shumë demokratë ende shprehin zhgënjim me fitoren e Bushit në vitin 2000, ajo çka mbetet për tu parë është nese ajo do të pranojë vendimin që do të dalë nga procesi i ngritur ligjor i vendit. Duke patur parasysh përqafimin e ngazëllyer të lirisë dhe demokracisë që pashë 20 vjet më parë, jam i bindur se ky është lloji i lidershipit që Shqipëria do dhe meriton”- mbyll artikullin e tij Bejker.
Analizen e plote mund ta lexoni ketu (http://www.foreignpolicy.com/articles/2011/06/30/hanging_chads_in_tirana)
(NEWS24/BalkanWeb)