E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentja Jahjaga Me sekretaren Klinton biseduam per avancimin e procesit te njohjeve

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga mori pjese ne nje konference ne Lituani me teme Grate dhe roli i tyre ne forcimin e demokracise-praktikat me te mira. Zonja Jahjaga ishte nje nga panelistet ne sesionin Lufta kunder dhunes ndaj grave dhe trafikut njerezor.  Ne mbyllje te konferences Presidentja e Kosoves pati nje takim me Sekretaren amerikane te Shtetit Hillary Klinton. Zeri i Amerikes i mori nje interviste presidentes Jahjaga.

Zeri i Amerikes Zonja Presidente ju ndodheni ne Lituani per te marre pjese ne konferencen Grate ndihmojne ne rritjen e demokracise. Praktikat me te mira nje aktivitet i organizuar nga presidentet e Lituanise dhe Finlandes. Ju keni qene edhe nje nga diskutueset ne panelin Lufta kunder dhunes ndaj grave dhe trafikut njerezor. Cilat jane disa nga ceshtjet qe keni theksuar ne diskutimin tuaj fare pervoje keni sjelle atje nga Kosova

Presidetja Atifete Jahjaga Ishte kjo nje konference e rendesishme ne te cilen une si Presidente e Kosoves fola per pervojat e mira te vendit tim per te permendur kuadrin ligjor kapacitetet parandaluese praktikat e qendrimit te opinionit dhe pasojat e renda te trafikimit te qenieve njerezore. Pervojat e Kosoves u vleresuan nga pjesemarresit dhe hyne ne perfundimet e Konferences ku u tha se Republika e Kosoves ka perfaqesim te mire te femres ne kuvendet komunale ne Parlament dhe ne qeveri. U vleresua grupi  grave deputete jo vetem si nisme ne harmonizimin e qendrimeve por edhe ne ctensionim e raporteve ndermjet partive politike dhe ne fuqizimin e rolit te gruas por sidomos ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

Zeri i Amerikes Dje pasdite ne mbyllje te konferences ka diskutuar edhe Sekretarja Klinton me te cilen mbreme keni patur rastin te takoheni dhe bisedoni vecas.  A ka qene teme e bisedes konferenca apo edhe ceshtje te tjera qe kane te bejne me Kosoven

Presidetja Atifete Jahjaga Takimi me Sekretaren amerikane te Shtetit Hillari Klinton ishte miqesor dhe shume i perzemert. Biseduam per qasjen e re ndaj Kosoves per politiken unifikuese ne perfaqesim te interesave kombetare dhe shteterore dhe qe duhet te luaje Kosova ne rajon si faktor i paqes dhe stabilitetit por edhe si kontribuese dhe iniciuese e proceseve demokratike. Po ashtu me sekretaren Klinton biseduam per avancimin e procesit te njohjeve per zhvillimin e marredhenieve bilaterale mes te dy vendeve dhe per rendesine e pershpjetimit te procesit te anetaresimeve te Kosoves ne te gjitha organizatat rajonale dhe globale. Une po ashtu e falenderova sekretaren Klinton per ndihmen e vazhdueshme qe po i jep Kosoves dhe i shpreha perkushtimin tim dhe te popullit tim qe te avancojme idealet e lirise te avancimit te proceseve demokratike dhe te integrimeve euroatlantike.

Zeri i Amerikes Zonja Presidente sot zhvillohet nje raund i ri bisedimesh mes Prishtines dhe Beogradit. Ky i fundit eshte i interesuar te preke ceshtje politike ne keto bisedime nderkohe qe Kosova ka thene qe bisedimet do te jene vetem teknike. A rrezikon te ndryshoje agjenda e bisedimeve

Presidetja Atifete Jahjaga Shikoni ky eshte nje proces dialogu mes Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise i ndermjetesuar dhe i lehtesuar nga BE dhe i percaktuar me nje rezolute nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se. Po zhvillohet dialog mes paleve te barabarta dhe po synohet te gjehen zgjidhje per disa ceshtje te konsideruara teknike e qe ndikojne ne jeten e qytetareve te te dyja vendeve te cilat jane te rendesishme per te dy shtetet e te dy popujt. Une besoj ne suksesin e ketij dialogu dhe angazhimi mqe per arritjen e marreveshjeve zgjidhja e ceshtjeve qe jane objekt i dialogut  tregon gatishmerine e institucioneve te Kosoves dhe te Serbise qe nepermjet bisedash ti normalizojne marredheniet mes tyre. Keto jane bisedime teknike sepse koncepti parimor eshte i qarte per te dy vendet duke respektuar kushtetueshmerine dhe ligjshmerine dhe duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial te secilit vend. Kjo do te krijoje kushtet qe ne periudhe te afert te bisedojme per normalizimin e plote te marredhenieve duke pranuar njeri tjetrin dhe duke nenshkruar marreveshje ndershtetesore si dhe duke shkembyer ambasadoret gje qe Kosova e ka bere dhe po e ben me te gjitha shtetet fqinje. Po ashtu republika e Kosoves nuk do te bisedoje me askend per ndarje territoriale per shkembim territoresh e popullatash qe eshte sanksionuar me ligjet e Republikes se Kosoves. Ky eshte edhe mandati im si president e vendit qe del nga legjitimiteti qe me eshte dhene nga populli.

Zeri i Amerikes Perpjekjet e Kosoves per tu integruar ne BE a i pengon fakti qe ate nuk e kane njohur te gjitha vendet e Bashkimit A prisni qe kjo situate te ndryshoje

Presidetja Atifete Jahjaga Po Laura edhe per kete ceshtje bisedova me mikpritesit ne te gjitha takimet bilateral duke theksuar se mosnjohja e paraveesise se Kosoves nga te gjitha shtetet e BE-se nuk duhet te jete pengese e procesit te qarte te percaktimit te rruges se integrimit te Kosoves ne BE. Sepse Kosova nuk ka dhe nuk mund te kete alterantive tjeter. Pervec qe te behet anetare e BE-se dhe ne relacionet e vecanta miqesore me SHBA perspektiva e te gjithe rajonit eshte qe te shkojme perpara dhe jo te kthehemi ne te kaluaren. Dhe Kosova edhe Serbia duhte ti ndihmojne njera tjetres e jo te pengojne njera tjetren ne rrugen e integrimeve evropiane.

Zeri i Amerikes Si mendoni se mund te zgjidhet ceshtja e veriut ende te paintegruar me pjesen tjeter te vendit

Presidetja Atifete Jahjaga Nuk ka ceshtje te veriut kemi problem te caktuar ne tri komuna me shumice serbe qe gjeografikisht ndodhen ne very te territorit te Republikes se Kosoves. Kete e kemi trajtuar dhe do ta trajtojme si ceshtje te popullsise e jo si ceshtje territoriale sepse komuniteti serb jane qytetare te Republikes se Kosoves garantojne te gjitha te drejtat kushtetuese dhe ligjore. Komuniteti serb ne pjesen me te madhe eshte integruar ne institucionet e Kosoves ne nivelin komunar dhe ate qendror dhe po jep kontribut te rendesishem ne shtetndertimin dhe avancimin e proceseve demokratike te vendit tone. Me kohe do te kemi edhe rezultate konkrete te integrimit te struktave lokale te komunave me shumise serbe ashtu si cshte percaktuar ne pakon e Marti Ahtisarit dhe me kushteten dhe ligjet e Republikes se Kosoves. Kosova eshte shtet i ndertuar mbi parimin qytetar dhe te gjitha zgjidhjet ne realizimin e respektimti te te drejtave te komuniteteve zbatohen dhe do te zbatohet praktika e zgjidhjes evropiane. Kjo nuk eshte pjese e asnje marrevshjeje por pjese e respektimit te ligjit te parimeve dhe te drejtave nderkombetare.

Zeri i Amerikes Zonja Presidente ju faleminderit per intervisten.

Presidetja Atifete Jahjaga Me kenaqesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›