E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia paraqet nje plan te ri veprimi kunder trafiqeve njerezore

Qeveria shqiptare publikoi sot nje plan te ri veprimi ne lufte kunder trafiqeve njerezore per dy vitet e ardhshme duke theksuar se policia ka nevoje per mbeshtetjen e shoqerise civile qe te arritje rezultate ne kete fushe. Kryeministri Sali Berisha tha se kjo lufte ndaj krimit nuk eshte nje detyre thjesht dhe vetem e forcave te rendit. Ne konferecen ku u shpalos plani i ri veprues zoti Berisha tha se trafikimi i femijeve dhe vajzave nuk mund te luftohen me sukses nese nuk merr pjese dhe nese nuk ndergjegjesohet e gjithe shoqeria.

Agjencite e zbatimit te ligjit dhe institucionet qe merren me problemet e trafikimit te femijeve dhe te grave kane detyre kryesore zbatimin e ligjit por po kaq e rendesishme eshte qe ata te bejne cdo gje qe kete ceshtje ta shnderrojne ne ceshtje te cdo komuniteti - tha ai.

Zoti Berisha tha se qeveria po punon per te ulur varferine si nje shkak kryesor i trafiqeve por zyrtaret dhe vete shoqeria sipas tij duhet te behen me te ndjeshem dhe me aktive per te mbeshtetur shtresat ne nevoje.

Nga ana tjeter organizatat e shoqrise civile theksojne se antitrafiku shpesh keqkuptohet si nje veprimtari nderkombetare. Drejtuesi i Qendres per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve Altin Hazizaj thote se trafikimi i brendshem eshte po aq i rrezikshem sa edhe ai nderkombetar.

Shqiperia ka probleme te jashtezakonshme me shfrytezimin e brendshem te femijeve. Sot femijet shfrytezohen per lypesi ne qender te Tiranes dhe ne qender te qyteteve te medha. Shfrytezohen per pune te paligjshme familjare apo edhe per pune te paligjshme ne ndermarrje private. Ne vazhdojme qe te mos marrim asnje mase mbrojtese per femijet ndaj ketyre dukurive - tha ai.

Ne Qendren per Nisma Ligjore e Qytetare avokatja Besa Saraci thote se ligjet shqiptare jane te ashpra por duhet me shume kembengulje qe te zbatohen ato. Gjykata e Tiranes sapo ka dhene nje vendim gjyqesor kunder nje trafikanti dhe krahas burgut per here te pare nje trafikant u denua edhe me nje shume demshperblimi ndaj viktimes se trafikut. Po ashtu nje rast i ngjashem eshte edhe ne gjykaten e krimeve te renda.

Pas rastit te pare ne aktualisht jemi ne nje proces tjerer gjyqesor ne gjykaten e krimeve te renda me nje autor tjeter te vepres penale per trafikimin e qenieve njerezore. Ne perfaqesojme viktimen ne kete rast me padi civile ne proces penal dhe kemi kerkuar nga autori i vepres penale demshperblim material ne favor te viktimes si nje kompensim moral ndaj saj. Mendojme se ligji shqiptar i ka mundesite qe viktimat e trafikut te kene mbrojtje dhe akses ne gjykate dhe qe autoret e trafiqeve te denohen - tha ajo.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi disa dite me pare Raportin Vjetor per Trafikimin e Njerezve ku thuhet se Shqiperia eshte nje vend-burim per trafikimin e burrave grave dhe femijeve. Ne raport thuhet se rreth gjysma e viktima per vitin 2010 ishin gra dhe vajza viktima seksi ne hotele dhe banesa private ne Tirane Durres dhe Vlore. Ndersa femijet jane shfrytezuar kryesisht per te kerkuar lemoshe dhe per forma te tjera te punes se detyruar. Raporti nenvizon se Shqiperia i ka shtuar perpjekjet per zbatimin e ligjeve kunder trafikut ne vitin 2010 dhe mbrojtjen e viktimave por keto perpjekje po pengohen se tepermi nga korrupsioni ne te gjitha nivelet dhe sektoret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›