E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatarzynska: Polonia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

TIRANË- Qeveria polake mbështet fuqishëm Shqipërine në të gjitha përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Mesazhi përcillet për Kryeministrin Berisha nga Ambasadorja e Polonisë në Shqipëri znj. Irena Tatarzynska gjatë takimit të zhvilluar sot në selinë e qeverisë, ku i pranishëm ishte dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Ettore Sequi.

Ambasadorja polake Tatarzynska , vendi i të cilës mban presidencën e radhës në BE theksoi se një nga shtyllat e programit të Presidencës Polake është dhe mbetet vijimi i procesit të zgjerimit, si dhe mbështetja dhe ndihma ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përpjekjet e tyre dhe përgatitjen për anëtarësim sa më të shpejtë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›