Korcë, harron furnelën ndezur, digjet banesa e jetimit
KORCË- Një zjarr fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme një apartament në katin e tretë të një pallati në Korcë, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Ngjarja ndodhi në një pallat trekatësh në lagjen numër 5 në qytetin juglindor, ndërsa dy zjarrfikëse të cilat u vunë në dijeni nga banorët e pallatit mbërritën menjëherë në vend-ngjarje dhe bënë të mundur shuarjen me vështirësi të flakëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë një furnelë elektrike e harruar ndezur. Mësohet se apartamenti është djegur plotësisht, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në këtë banesë e cila banohej nga një 22-vjecar.
Jurgen Tahiri jetonte i vetëm pas vdekjes së prindërve të ndodhur 2 vjet më parë në një aksident.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)