Sherbim okulistik ne Polikliniken nr. 3

Përurohet shërbimi i okulistikës në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3. Duke marrë parasysh nevojën emergjente dhe punën voluminoze në këtë qendër ambulatore sipas Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili pajisja me aparatura bashkëkohore ishte e domosdoshme.
Ky projekt i Ministrisë së Shëndetësisë i realizuar në bashkëpunim me fondacionin turk për zhvillim “TIKA”, ndihmon në diagnostikimin e hershëm me aparatura bashkëkohore të patologjive të syrit dhe parandalon komplikacionet që çojnë deri në verbim pa qënë nevoja e vajtjes në Qëndrën Spitalorë Universitare “Nënë Tereza”.