Inxhinierja e prokurimeve, akuzë për abuzime
14/11/2009 DAR, tenderët për transportin e mësuesve
KORÇE- Inxhinierja e prokurimeve pranë Drejtorisë së Arsimit në Korçë, Elfrida Shkodrani, akuzohet për shpërdorim detyre. Verifikimet e deritanishme kanë treguar se kjo shtetase ka abuzuar me tenderët për transportimin e mësuesve. Për këtë arsye nga ana e policisë së Korçës janë filluar procedurat në lidhje me veprën penale të përmendur më sipër. Gjithsesi do të jetë Prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë ajo që do të hedhë dritë mbi mënyrën se si është ushtruar detyra në fjalë nga ana e punonjëses Elvira Shkodrane. Megjithatë, deri më tani, sipas policisë, gjatë viteve të fundit janë evidentuar shkelje, të cilat kanë qenë në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave, që për rastin në fjalë flitet për mosorganizimin e tenderave. Ndërkaq në lidhje me këtë çështje burime pranë Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës informojnë se ndaj shtetases Elfrida Shkodrani, 57 vjeç, lindur dhe banuese në lagjen nr 1 në Korçë, me detyrë inxhiniere e prokurimeve në Drejtorinë Arsimore Korçë, janë kryer veprimet procedurale në gjendje të lirë, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Fillimi i veprimeve procedurale u kushtëzua nga fakti se gjatë viteve të fundit nga ana e Drejtorisë Arsimore Korçë, në mënyre abuzive nuk janë organizuar tendera për transportin e mësuesve, veprim i cili bie në kundërshtim me V.K.M, sqaruan burimet në fjalë. Ndërkaq materialet për këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë, përfundojnë burimet e policisë.