I moshuari përdhunon e lë shtatzënë të sëmurën mendore
LUSHNJE- Tmerr në Lushnje teksa një 74- vjeçar dhe nipi i tij 13 vjeç kanë përdhunuar sistematikisht një vajzë 14- vjeçare të sëmurë mendore. Si pasojë e kësaj vajza ka mbetur edhe shtatzënë dhe tashmë është në muajin e katërt. Por shtatzënia ishte edhe shkaku qëprindërit e vajzës mësuan për atë që kishte ndodhur pasi vetë vajza nuk kishte treguar asgjë. Paraditen e djeshme, babai bëri denoncimin përkatës në polici dhe uniformat blu arrestuan 74- vjeçarin Riza Hoxha. Nipi i tij do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.
Krimi
Burimet e policisë lokale pohuan se një ditë më parë, babai i vajzës nga fshati Bitaj, ka denoncuar në polici se vajza e tij është përdhunuar dhe si pasojë ka mbetur shtatzënë. Ai ka akuzuar 74- vjetarin Riza Hoxha si njeriun që ka ideuar përdhunimin e vajzës me të meta mendore. Madje për këtë gjë ka marrë me vete edhe nipin, i cili gjithashtu akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Denoncimi i kryefamiljarit ka bërë që në shtëpinë e Riza Hoxhës të shkojnë dhjetëra forca të policisë, të cilat kanë bërë arrestimin. Sipas policisë, Riza Hoxha dhe nipi i tij kishin shfrytëzuar aftësitë mendore të kufizuara të vajzës. I pyetur nga hetuesit, vetë Rizai, ka pranuar se e kishte përdhunuar të miturën bashke me nipin e tij. Babai i vajzës ka treguar në polici të gjithë historinë e ndodhur lidhur me veprimin që ai e konsideron si krim të rëndë dhe se ndaj tij shteti duhet të dënojë autorët e ngjarjes së shëmtuar. Babai ka pohuar se nga dhunimi sistematik vajza kishte mbetur shtatzënë dhe ishte kjo arsyeja qeu be i mundur identifikimi i autoreve të ngjarjes. “Jemi komshinj, jemi fshatarë. Vajza shkonte e ruante lopët pasi e ka lënë shkollën. Nuk e mbaroi tetëvjeçaren. Rizai ruante pulat e detit. Në kodër andej nga ruanin lopët dhe pulat ata kishin kryer marrëdhënie seksuale. Këtë gjë e mësova nga vajza e cila na tha pasi e sollëm nga policia”,- tregon babai i vajzës.
Rrëfimi i babait
“Vajza kishte disa ditë që nuk ishte fort mirë nga gjendja shëndetësore. E dërguam në spital për ta vizituar. Një mjek i urgjencës na tha se vajza nuk është për mua, por çojeni tek gjinekologu. Dhe ne ashtu bëmë. Pas vizitës mjeku gjinekolog na tha se vajza është shtatzëne në muajin e katërt. Ne u befasuam nga kjo shtatzëni. E motra pyeti vajzën se me kë e kishte fëmijën. Ajo në fillim nuk donte që të jepte shpjegim, por më vonë tregoi të vërtetën. Vajza na tha se e kishte me xhaxha Riza Hoxhën. Ne u tmerruam nga kjo histori e papritur. Me vajzën janë marrë mjekët, të cilët ia ndërprenë shtatzëninë dhe thonë se është mire me shëndet”,- tregon babai i vajzës. Familjet e tyre janë nga i njëjti fshat dhe e njohin mirë njëri-tjetrin. Por familja e vajzës nuk ka dyshuar asnjë herë se fqinj i tyre i moshuar do të arrinte deri në këtë pikë. Nga ana tjetër, policia ka grumbulluar plot prova që tregojnë se Riza Hoxha dhe nipi i tij kane dhunuar një të mitur me zhvillim të vonuar mendor në mënyrë të vazhdueshme. Madje ajo ka mbetur shtatzënë dhe ka treguar përpara hetuesve të dy autoret e veprës penale. E mitura është marrë në mbrojtje, ndërkohë janë marrë analizat e ADN-së të Riza Hoxhës për të vërtetuar ngjizjen e fëmijës tek e mitura. Sokrat Ndreçka
Babai: Si u gënjye vajza ime
Babai i të miturës tregon edhe rrethanat e ngjarjes, e cila është marrë vesh shumë shpejt në komunë dhe më gjerë. “Rizai e kishte gënjyer vajzën duke shfrytëzuar edhe naivitetin e saj. Gjyshi ruante pulat në një parcelë, ndërsa vajza luante fare pranë shtëpisë së tyre. Xhaxha Rizai e kishte gënjyer duke i dhënë 100 lekëdhe e kishte futur në një parcele të mbjellë me misër”,- tregon babai i vajzës.
-------------------------------------------Shtëpia e vajzës dhe e autorit të ngjarjes janë vetëm 50 metra larg njëra- tjetrës në të njëjtin fshat
Arrestimi i autorit në shtëpinë e tij
Fshati Bitaj ndodhet rreth tre kilometra larg qendrës së komunës Kolonjë. Sapo kalon urën e fshatit, shfaqet shtëpia e autorit të ngjarjes së rëndë, Riza Hoxhës. Ajo është një shtëpi e vjetër, e ndërtuar rreth viteve 1960 dhe që nuk ka parë asnjëherë rikonstruksion. Në shtëpi ndodhej vetëm gruaja e tij, Vezikua, si dhe njëra prej nuseve të djemve. Gruaja e shtëpisë ndodhet nësallon, duke qarë e ulur në një karrige. Por nusja e djalit tregon se disa policë kishin hyrë befas në shtëpi dhe pasi kanë takuar Rizain i kanë thënë se duhet të shkonte me ta në komisariat. Fillimisht policia i ka thënë se duhet të sqaronte një problem të vogël që mund të ishte edhe keqkuptim por ai nuk është kthyer më në shtëpi. Më vonë fëmijët e tij kanë treguar në shtëpi atë që kishte ndodhur. Banorë të fshatit Bitaj pohuan se Rizai ka qenë burrë i respektuar në fshat dhe për disa vite ishte edhe kryetari i kooperativës. Askush prej tyre nuk mendonte se ai do të kryente një vepër të tillë. Banesa e vajzës së përdhunuar ndodhej vetëm 50 metra më lart banesës së autorit të ngjarjes. Ajo ishte vajza e vogël e shtëpisë pas dy djemve dhe një vajze tjetër.