Egjipiti nis epoken e re ne pikepyetje fati i Mubarak

Ndërsa në Egjipt ushtria është duke pastruar sheshin e protestave dhe ka urdhëruar njerëzit të largohen, të gjithë janë duke pritur hapat e mëtejshëm të kalimit demokratik të pushtetit. Festa ka mbaruar dhe tashmë njerëzit do të përballen me agimin e ri në vendin e tyre, pa presidentin Mubarak por sërish më shumë probleme ekonomike dhe politike në jetën e përditshme.
Gjithsesi, dorëheqja e tij nga posti i Presidentit i dha fitoren trazirave popullore, por tashmë fati i vetë Mubarak ka nisur të diskutohet nga analistët. Sipas asaj që dihet, ai ndodhet së bashku me familjen në resortet luksoze të Sharm el Sheikh, por disa ekspertë besojnë se ata do të jetojnë së shpejti në Dubai.
Zvicra ka ngrirë të gjitha pasuritë që i përkasin ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak dhe familjes së tij, pasuri që mund të kapin shifrat e qindra milionëve. Kështu ka njoftuar qeveria zvicerane, ndërsa veprimet shtrënguese ndaj Mubarak vijnë pasi ky i fundit u shtrëngua, këtë herë, të nisej në resortet e Detit të Kuq, të Sharm el Sheikh, pikërisht ku herët kishte drejtuar samite, pritur mysaforë dhe kishte shijuar diellin larg nga turmat.
Ceshtje e rëndësishme për të mbetet sigurimi i imunitetit nga perskutimi pas 300 të vdekurish dhe abuzimeve të filmuara të forcave të sigurisë gjatë protestave. Gjithsesi, gazeta britanike "The Guardian" e cila i referohet ekspertëve, thotë se pasuria e Mubarak mund të jetë e barabartë me 43.5 miliardë paund dhe vjen kryesisht nga investimet në bankat britanike dhe zvicerane si dhe bizneset në bregdetin e Detit të Kuq.
Burime të tjera thonë se pasuria e Mubarak, gruas së tij gjysmë uellsiane, Suzanës dhe dy djemve të tyre, Gamal dhe Alaa ka nisur që kur ai ndodhej në ushtri, në pozicion të tillë që të mund të përfitonte nga korrupsioni brenda saj. Mubarak mund të bëjë ndryshimin edhe me pensionimin e tij paqësor, pasi liderët arabë ose kanë vdekur në pushtet ose janë vrarë.
Juli Prifti