E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove mblidhet kuvendi pas pushimeve

Kuvendi i Kosovës zhvillon seancën e parë plenare të sesionit të vjeshtës, në të cilën deputetët do të shqyrtojnë gjashtë projektligje, kurse në seancën e radhës më 29 gusht pritet të miratohen 13 projektligje, si pjesë e ligjeve që dalin nga Raporti i Progresit.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sipas vendimit të Kryesisë të marrë më 10 gusht, sivjet ka përgjysmuar kohën e zakonshme të pushimeve vjetore të deputetëve, të cilat zgjatën nga 1 deri më 19 gusht.

Në fakt, sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës ka filluar dje me takimin e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, i cili ktheu në Qeveri edhe dy projektligje

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›