Izraeli proteston kundër Spanjës për njohjen e Palestinës

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i politikës izraelite. Drejtori i Departamentit për Evropën në Ministrinë e Jashtme izraelite, Naor Gilon, ka thirrur ambasadorin spanjoll në Tel Aviv, Alvaro Iranzo, për t’i shprehur pakënaqësinë dhe habinë ndaj deklaratave te shefes se diplomacisë spanjolle.
Në faqet e kësaj gazetës(“El Pais”-shën red ) ministrja e jashtme spanjolle është shprehur se duhen përmbushur tri kushte për t’i dhënë mbështetje nismës: “Njohja e shteteve Izrael e Palestinë, nevoja e garantimit të sigurisë për Izraelin dhe vazhdimi i dialogut”. Megjithatë, ajo ka shtuar se “tashmë ka ardhur momenti të veprojmë, t’u japim shpresë palestinezëve se një ditë shteti i tyre do të behet realitet. U duhet dhënë një sinjal i qartë, se përndryshe, në radhët e palestinezëve do të zërë vend ndjenja e acarimit”.
Ditën e nesërme pritet të vizitojë Madridin zëvendës-ministri i jashtëm izraelit, Daniel Aylon, i cili më pas do të ketë një takim ditën e enjte me Sekretarin spanjoll të Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Huan Antonio Yanez. /Z.Gj/Start/
2011-08-23 07:52