Zhduket Imeri
Tash tetë ditë askush nuk di asgjë për fatin e Imer Fejzullahut, punonjës i Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës.
Të martën e kaluar, si zakonisht, ai doli nga shtëpia për të shkuar në punë. Atje parkoi veturën, por nuk hyri në objektin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit të Mitrovicës, ku punonte.
Prej atij momenti, askush nuk di më asgjë për të.
Familja Fejzullahu nga Mitrovica, janë në hall të madh. Ata çdo ditë, nga mëngjesi e deri në orët e vona të mbrëmjes, kalojnë ditën duke kërkuar. Kanë hallakatur çdo cep, çdo rrugë e çdo vend, por më kot. Asnjëri nuk di asgjë ku ndodhet Imeri, babai i tri vajzave. Përveç makinës me të cilën Imeri u nis në punë ditën kur rezulton si i zhdukur, familjarët nuk kanë gjetur asgjë tjetër.
Të merakosur për këtë burrë 40-vjeçar janë të gjithë. Por ai që më së shumti e ka ndjerë zhdukjen e Imerit, është babai Tafili.
Para shtëpisë së tij, burri i moshuar pret me orë të tëra.
“Çdo ditë po dal pranë derës së shtëpisë e po pres ndonjë lajm për djalin. Çdo ditë po më zë terri ulur në karrige”, rrëfen 85-vjeçari për Express.
Tafili ka shkuar gjithandej, duke kërkuar të dijë nëse djali i tij Imeri është gjallë apo i vdekur. Ka shkuar në zyrat e Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës, aty ku Imeri punon, ka shkuar në polici, por e kotë. Nuk ka hasur në asnjë gjurmë të të birit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...