E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ringritja e Rusisë", ish liderë europianë letër Obamës

Disa ish-udhëheqës të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore kanë publikuar një letër të hapur drejtuar Presidentit amerikan Barak Obama. Në këtë letër i bëhet thirrje Obamës që SHBA-ja të jetë plotësisht e angazhuar në Europë përballë një Rusie që po ringrihet.
Lech Walesa dhe Aleksander Kwasniewski i Polonisë dhe ish-udhëheqësi çek, Vaclav Havel, janë disa ndër udhëheqësit që kanë firmosur këtë apel.
Ish-liderët europianë shprehen se shumë kombe ishin shumë të shqetësuara të shohin se si NATO qëndron në vend, teksa Rusia dhunon integritetin territorial të Gjeorgjisë gjatë konfliktit të vitit të kaluar.
Ish-udhëheqësit thonë se Aleanca e NATO-s duket më e dobët sesa kur vendet e tyre u anëtarësuan. Shumë njerëz, thuhet në letër, po shtrojnë pyetjen se çfarë do të ndodhë me mbrojten e tyre në të ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›