Qeveria e Kosovës dënon sulmin

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka reaguar ndaj ngjarjeve që kanë ndodhur të enjten në oborrin e qeverisë kosovare, ku disa veteranë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj mospërkujdesjes së institucioneve për ta, kanë hedhur koktej molotovi. Duke shprehur shqetësimin për ngjarjen, Presidenti Sejdiu ka dënuar aktin e sulmimit të pronës dhe të institucioneve të vendit.
"Presidenti Sejdiu mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar në përputhje me ligjin, por kundërshton fuqishëm çdo akt të dhunshëm, i cili rrezikon jetën e qytetarëve, pronën dhe institucionet e Republikës së Kosovës", thuhet në reagimin e Presidencës kosovare.
Ndërkohë që me anë të një komunikate për shtyp reagoi edhe qeveria e Kosovës ndaj sulmeve të veteranëve të ish- UÇK-së.
"Është e drejtë e garantuar e çdo individi dhe grupi qytetar që të protestojë për çështje të ndryshme, por askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk do t'i lejohet që të sulmojë institucionet e Kosovës, të ndërtuara me gjak, djersë dhe mund të të gjithë qytetarëve të vendit tonë", thuhet në reagim.