Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj kryeministrisë

Qeveria e Kosovës reagoi sot lidhur me protestën e një grupi të veteranëve të UÇK-së, duke theksuar se forma e protestës për çështje të ndryshme është një e drejtë e garantuar e çdo individi dhe grupimi qytetar, por askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. "Askush nuk ka të drejtë dhe nuk do të lejohet që të sulmojë institucionet e Republikës së Kosovës të ndërtuara me gjakun, djersën dhe mundin e të gjithë qytetarëve të vendit tonë", thuhej në një komunikatë të qeverisë.
"Sulmi i sotëm me bomba ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, nga ana e individëve të caktuar me motive politike dhe anti-shtetërore, është i dënueshëm dhe do të marrë ndëshkimin e merituar ligjor dhe qytetar", theksonte komunikata. "Askush nuk do të mund të ngritet dhunshëm mbi vullnetin e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës", përfundonte komunikata.