Kosovë, ndërroi jetë deputetja Nekibe Kelmendi

Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi. Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi për KTV-në sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Në qeverinë e kaluar të Kosovës, Kelmendi ishte ministre e Drejtësisë, si dhe ka kryer funksione të larta partiake në LDK.
Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat okupuese serbe i vranë bashkëshortin, avokatin e njohur dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendi.