E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Pieter Feith hetohet nga EULEX-i

Shefi i ICO-s në Kosovë Pieter Feith rezulton si një nga njerëzit që është hetuar nga prokurorë të EULEX-it. Gjithçka lidhet me zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Gani Gërguri.
Gazeta Express sjell dëshmi që implikojnë shefin e ICO-së në zgjedhjen e Gani Gërgurit në postin e Guvernatorit, gjë që nxiti nisjen e hetimeve ndaj tij nga prokurorët evropianë.
“Ne kemi pasur dëshmi se z. Feith ka ndikuar te Bordi i Bankës Qendrore, që si guvernator I bankës qëndrore të Kosovës të zgjidhej Gani Gërguri. Dhe siç është bërë i ditur tashmë Gërguri është duke e ushtruar këtëdetyrë”, ka thënë për Express një burim brenda EULEX-it.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›