Kosove ndryshimi i Kushtetutes. Ngrihen dy komisione

Ka nisur zyrtarisht puna për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës për të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentin e vendit. Kryesia e Kuvendit ka vendosur që në seancën e radhës, këtë të premte, të formohen dy komisione, një për ndryshimin e Kushtetutës, përkatësisht nenit që ka të bëjë me zgjedhjen e Presidentit dhe tjetri për reformën zgjedhore.
“Kemi dy pika që janë më të rëndësishme. Është pika për krijimin ose ligjëtimimin e dy komisioneve, komisioni për amendimet kushtetuese dhe komisioni për reformën zgjedhore dhe pikë tjetër e rendit të ditës është zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës”- tha Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për zgjedhjen e Presidentit do të udhëhiqet nga pozita, ndërsa komisioni tjetër për reformat zgjedhore nga opozita.
“Komisioni duhet të jetë i përbërë prej deputetëve sepse realisht janë komisione në një mënyre të mos them parlamentare. Struktura është e përcaktuar, përbërja do të jetë nga nëntë anëtarë. Emrat secila parti i ka dërguar, por edhe deri atëherë mund të lejohet konsultime eventualisht ndonjë ndryshim që bëhet normale që çdo grup parlamentarë këtë ta bënë”- tha Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së
Formimi i këtyre dy komisioneve bëhet mbi bazën e marrëveshjes së arritur disa javë më parë ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe Behxhet Pacollit.
Bul Salihu