Basha per qarkullimin Tramvaj e nenkalim te 21 Dhjetori

Kandidati i Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Kryetar Bashkie në Tiranë, Lulzim Basha ka prezantuar pikat e programit elektoral për rregullimin e trafikut në kryeqytet. Basha ka paraqitur platformën e tij, ku parashikohet edhe tramvaji.
Ai theksoi se orari i transportit në periferi do të jetë i njëjtë me orarin në qendër. Po kështu në të gjitha skajet e Tiranës do të ketë shërbim transporti në orët e vona të natës.
Për të lehtësuar trafikun, Basha parashikon në platformën e tij, ndërtimin e unazës së madhe, një nënkalim tek 21 Dhjetori dhe vendparkime nëntokësore. Kandidati i PD-së për kryeqytetin, premtoi se qytetarët e Tiranës do të udhëtojnë me një biletë të vetme në të gjitha linjat.
“Tranvaji do të jetë një zgjidhje për arteriet kryesore. Brenda 12 muajve të parë do të nisin punimet për tramvajin Kinostudio-Kombinat. Duhet patjetër që shërbimi urban në periferi të vazhdojë deri në oraret që vazhdon edhe në qendër të qytetit”- tha Basha.
Erjon Ajazi