Situata ne Siri qeveria shfuqizon ligjin e emergjences

Janë dashur 200 të vdekur e qindra të plagosur që më në fund, qeveria siriane të shfuqizojë ligjin e emergjencës, në fuqi prej disa dekadash. Por, protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad kanë vazhduar në qytetet siriane, edhe pse qeveria plotësoi një nga kërkesat së bashku me lirimin e të burgosurve politikë.
Gjithashtu, gjykata e Sigurisë së shtetit, e cila merrej me gjykimin e të burgosurve politikë është shpërndarë, ndërsa është miratuar një ligj i ri që lejon protestat paqësore. Siç njofton BBC, heqja e ligjit të emergjencës, që krijonte mundësinë e shpërndarjes me dhunë të protetsave, ishte një kërkesë kyçe e protestuesve.
Para se qeveria të merrte një masë të tillë, dëshmitarë nga qyteti perëndimor i Homsit thanë se forcat e sigurimit kishin hapur zjarr mbi turmat. Lajmet për Homsin kapën titujt kryesorë të medias, vetëm pak ditë pasi qyteti tjetër sirian Dera nisi protestat kundër regjimit të Asadit.
Fillimi i protestave në Siri u shoqërua me disa kërkesa specifike, por reagimi brutal i autoriteteve bëri që ato të mos ndalen edhe pas plotësimit të disa prej tyre. Ndërkohë, pas lajmeve se Uashingtoni po financonte opozitën në Siri, zëdhënësi i departamentit të shtetit, Mark Toner tha se SHBA nuk po minojnë qeverinë siriane, por po mbështesin aspiratat për Demokraci, siç bëjnë edhe në vende të tjera të botës.
Komentet vijnë pasi Uashington Post njoftoi se qeveria amerikane po mbështet grupet e opozitës në Siri, bazuar në disa kablograma diplomatike të UIKILIKS.
Juli Prifti