Kosovë, në mars nis strategjia për veriun
Policia e Kosovës, duke filluar nga muaji mars do të përqendrojë një numër më të madh forcash në pjesën veriore të Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja kosovare "Koha Ditore", sipas së cilës aksioni do të përcillet me aksione konkrete, si për shembull mbyllja e të gjitha pompave të benzinës që gjenden në lagjen "Mëhalla e Boshnjakëve" dhe në rrugën që të shpie për në fshatin Suhadoll.
"Koha Ditore" bën të ditur se këto vendime janë marrë të mërkurën, në një takim mes përfaqësuesve të administratës së UNMIK-ut në veri dhe Policisë së Kosovës.
Një zyrtar i lartë ndërkombëtar, në kushte anonimiteti, i ka thënë "Kohës Ditore" se ky operacion do të jetë fillimi i zbatimit në praktikë të strategjisë për veriun të hartuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare.