NATO pranon vrasjen e 8 fëmijëve: Ishte një gabim që nuk duhet të ndodhte
Një sulm ajror nate në lindje të Afganistanit në të cilin u vranë 8 fëmijë shkolle nga e njëjta familje është bërë nga NATO bazuar në burimet e gabuara të shërbimeve sekrete dhe sulmi nuk duhet të ishte autorizuar kurrë. Si pasojë e sulmit u vranë 10 fëmijë dhe adoleshentë kur trupat goditën një zonë të largët në kufi me Pakistanin në muajin dhjetor. Në atë kohë NATO pretendoi se sulmi ishte bërë kundër një grupi shumë të njohur terroristësh që ishin përgjegjës për shumë sulme. Në njoftimet e asaj kohe thuhej se viktimat ishin përfshirë në shpërndarjen dhe përgatitjen e lëndëve eksplozive. Por burime perëndimore pranë këtij rasti tani pranojnë se viktimat ishin të gjithë nga mosha 12 deri në 18 vjeç dhe nuk ishin përfshirë në ndonjë aktivitet kryengritës, apo terrorist. Burimet nga NATO thanë se një sulm i tillë nuk duhej të ishte autorizuar kurrë. Sipas prindërve të viktimave. ata ishin veçse ca fëmijë. Por ende nuk dihet se kush e kreu saktësisht këtë akt dhe për sa u përket forcave amerikane ato ishin të pranishme, por nuk ishin ato që drejtuan operacionin.
#