Rusia, paqartësi mbi synimet e sistemit raketor amerikan
Ministria e Jashtme në Moskë tha se Rusia ka paqartësi lidhur me synimet e planeve të Shteteve të Bashkuara për sistemin mbrojtës raketor në Evropë.
Zëdhënësi Andrei Nesterenko i përshkroi planet si "aranzhmane të ngutura anti-raketore për Evropën, kur arkitektura e brishtë e sigurisë evropiane në fakt po bëhet peng i kërcënimeve imagjinare raketore që përcaktohen në mënyrë të njëanshme".
Komentet e tij paraqesin deklaratën më të fortë të Rusisë për shqetësimet, pasi Rumania tha se do të bisedojë me Washingtonin që t'i mirëpresë interceptorët amerikanë, ndërsa Bullgaria shfaqi interes për të marrë pjesë në mburojën raketore.
Po sot këshilltari presidencial rus për politikën e jashtme, Serghiei Prikhodoko njoftoi se traktati i ri ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për çarmatimin bërthamor mund të nënshkruhet në mars ose prill.
"Puna po vazhdon. Ne vazhdojmë të mendojmë se është e mundur që traktati të nënshkruhet në mars ose prill", deklaroi Prikhodoko.