E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri, Nimiç optimist edhe pas vizitës në Athinë

Athina dhe Shkupi kanë pikpamje të ndryshme pwrsa i përket çështjes së emrit, por besoj se ekziston një bazë mbi të cilën mund të vazhdojnë të punojmë, deklaroi negociatori i OKB-së për çështjen e emrit të Maqedonisë Matthew Nimiç, pas takimit me zëvendësministrin e punëve të jashtme, Dimitris Drucas.
Nimiç tha se e ka informuar palën greke për bisedimet që i ka zhvilluar disa ditë më parë me autoritetet maqedonase, si dhe për opinionin e tij për vazhdimin e procesit për të arritur deri te zgjidhja përfundimtare.
Siç deklaroi ndërmjetësi Nimiç, zëvendës-shefi i diplomacisë greke është shprehur se pala greke vazhdon të theksojë përkushtimin ndaj procesit të negociatave që po zhvillohen në kuadrin e OKB-së, për zgjidhjen e këtij kontesti që do ti hap rrugën Maqedonisë për integrim në strukturat euroatlantike.
Nimiç edhe në Athinë ka përsëritur se çështja e emrit është objektë i negociatave, ndërsa çështjet tjera si gjuha, identiteti, pasaportat janë të dorës së dytë.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke ka theksuar se në takim e sotëm pala greke para ndërmjetësit të OKB-së ka prezantuar qasjen e re të qeverisë së Papandreu lidhur me çështjen e emrit si dhe angazhimin dhe porosit pozitive që Athina ia drejton palësa tjetër për progres dhe gjetjen e zgjidhjes. Muajt e fundit janë shtuar presionet ndërkombëtare për zgjidhjen e këtij kontesti disavjercarë. Presionet bëhen sepse Maqedonia ka mbetur në vend në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO dhe BE, për shkak të kundërshtimit grek, që ajo të bëhet pjesë e këtyre organizatave pa përmbyllur çështjen e emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›