Kosovë, nesër hapet konferenca e investitorëve të TEC-it
Nesër do të hapet në Prishtinë konferenca ndërkombëtare e investitorëve për termocentralin "Kosova e Re", që konsiderohet nga kryeministri Thaçi si një provë që Kosova është vend i përshtatshëm për investime. Në një konferencë për shtyp, Thaçi ka deklaruar se për termocentralin do të garojnë 50 kompani, ndërkombëtare dhe vendase.
"Kjo pjesëmarrje tregon se Kosova është një ambient i sigurt për investitorët e jashtëm. Eshtë shenja më e mirë se në Kosovë është krijuar një ambient i qetë", ka pohuar Thaçi.
Ai ka shtuar më tej se qeveria e drejtuar prej tij do të mbrojë të drejtën e aksioneve në sektorin e energjisë dhe në të gjithë sektorët e tjerë strategjike.