Nderohet Pjetër Arbnori, merr çmimin salla e byrosë, Topalli jep vlerësime
Salla e mbledhjes së byrosë që sot do të mbajë emrin e njërit prej pishtarëve të demokracisë Pjetër Arbnorit. Kjo është bërë e ditur në një ceremoni të thjeshtë ku miq deputet, shkrimtarë dhe ish kolegë të Arbnorit kanë kujtuar me rastin e 75 vjetorit të lindjes së tij.Vetë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka quajtur Arbnorin si legjendën e rezistencës dhe se ai do të mbahet mënd gjatë jo si një shkrimtar por një politikan i madh.
Në kujtimin e organizuar në nder të Arbnorit kanë qënë prezent edhe familjarë të tij. Vetë vajza e Arbnorit ka falenderuar pjesmarësit për nderimin që i është bërë emrit të tij.
I njohur si Mandela e Shqipërisë, ish Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, deputet në pesë legjislatura, një nga kundërshtarët e regjimit komunist, i burgosur politik për 28 vjet, Pjetër Arbnori u lind në qytetin e Durrësit ë 18 janar 1935. Gjatë 71 viteve të jetës së tij, ai është nderuar me titujt "Mësues i Popullit", "Pishtar i Demokracisë", "Qytetar Nderi" i qytetit të Vaut të Dejës.