Ministrja bullgare jep dorëheqjen nga kandidimi për krahun ekzekutiv të BE
Ministrja e Jashtme bullgare, Rumiana Jeleva ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe gjithashtu edhe nga kandidimi i saj për krahun ekzekutiv të BE, Komisionin Europian.
Njoftimi vjen disa ditë pasi ajo u përball me pyetje të shumta nga anëtarë të Parlamentit Europian rreth interesave financiare të saj. Sipas mediave ndërkombëtare, dyshime u ngritën edhe mbi atë nëse ajo ishte kompetente për të qenë komisionerja e Bashkimit Europian për ndihma humanitare. Në fund,e gjendur përballë votes së mosbesimit nga deputetët, ajo dha dorëheqjen. Kjo ngjalli reagime të zemëruara nga aleatët politikë të Rumiana Jelevas në të djathtën e qendrës, grupimi më i madh politik në Parlament e Bullgarisë. Drejtuesi i grupit, Joef Daul tha se ajo ishte viktimë e një grindjeje të turpshme politike. Bullgaria ka propozuar tashmë Kristalina Georgievën, një zyrtare e Bankës Botërore, si kandidate të re.