Kelmendi: Serbia të bashkëpunojë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Ministria e Drejtësisë në Kosovë , Nekibe Kelmendi është takuar sot me senatorin Dik Marty, raportues i Këshillit të Evropës për persona të zhdukur, ku u bisedua për ndihmën që KE mund të japë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Në fjalën e saj ministrja Kelmendi kërkoi që Serbia të bashkëpunojë për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, që sipas evidencës janë 1.882 persona
Kelmendi gjithashtu e informoi senatorin Marty për angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur pa dallim te përkatësisë etnike, duke thënë se "jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit dhe me institucionet ndërkombëtare që janë të interesuara të ndihmojnë që sa me parë të zbardhet fati i tyre".
Nga ana e tij senatori Dik Marty, theksoi se misioni i tij nuk është hetues, pasi ai ka ardhur në Kosovë për të shikuar mundësitë, dhe për të ndihmuar që familjarët e personave të zhdukur të informohen për fatin e njerëzve të tyre. "Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Kosovë në luftën e fundit, ashtu siç e dimë edhe për humbjen e burrit dhe djemve tuaj në këtë luftë, por një nga qëllimet kryesore të Këshillit të Evropës është garantimi i bashkëjetesës në paqe në mes të popujve, pa dallim kombi, feje dhe race", tha Dik Marty, i dërguari i Këshillit të Evropës për akuzat e Serbisë se "Ushtria çlirimtare e Kosovës ka bërë trafik organesh me serbë të burgosur gjatë konfliktit të vitit 1999.
Nga ana e saj, Kelmendi e informoi senatorin Marty për angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur pa dallim te përkatësisë etnike, duke thënë se "jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit dhe me institucionet ndërkombëtare që janë të interesuara të ndihmojnë që sa me parë të zbardhet fati i tyre".