Kosovë, përleshjeme armë në Vitivriten 4 të rinj
GJILAN- Katër persona janë vrarë si pasojë e një përleshje të armatosur që ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në rrugën Viti - Kllokot.
Mediat kosovare dhe ato maqedonase bënë të ditur lajmin. te vrare kane mbetur 4 te rinj, por ende nuk dihen motivet e vrasjes se katerfishte.
Zyrtarë nga Policia e Kosovës konfirmuan lajmin por dhane pak detaje per ngjarjen e ndodhur.
Siç njoftojnë burime pranë Ministrise se Puneve te Brendshme për agjencinë e lajmeve INA, tre shtetasit te Maqedonisë të vrarë nga të shtënat në aksin rrugor Viti-Kllokot janë nga komuna e Likovës.
Sipas të dhënave të para personat e vrarë janë: Qenan Ademi 29 vjec nga fshati Nikushtak dhe Qazim Bakija 24 vjec nga fshati Nikushtak si dhe Qemal Agushi 27 vjec nga fshati Sllupçan. Nga ana tjetër, në mesin e viktimave bëhet i ditur edhe emri i shtetasit të Kosovës, Bardhyl Fetahu.
Sipas Policisë së Kosovës, te kater personat u vrane në orët e para te mengjesit të sotëm nga persona të panjohur në një pritë të organizuar në aksin rrugor Viti-Kllokot.
RTK nga ana tjetër njofton se pervec kater viktimave një person i peste është plagosur si pasojë e përleshjejes së armatosur, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Viti-Kllokot.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska pak pas njoftimit per ngjarjen nga mediat kosovare ka vërtetuar vrasjen e tre shtetasve të Maqedonisë në Kosovë në Viti të Kosovës, por duke mos dhënë detaje për vrasjen.
“Gjatë ditës presim më shumë detaje për këtë incident dhe se jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe gjatë ditës do të njiheni se çfarë ka ndodhur”, ka theksuar Jankullovska. Në mesin e të vrarëve siç raportojnë agjencitë e lajmeve të Maqedonisë, janë tre shtetas të Maqedonisë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur ende nga Policia e Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)